“U prek një nga mediat më të mëdha në vend”/ Vokshi përpara Venecias: 200 gazetarë s’u lanë të hynin në redaksi! U vu në rrezik jeta e tyre dhe e burimeve

Deputetja e PD Albana Vokshi ka qenë sot pjesë e një prej paneleve në Konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias” të organizuar nga Kuvendi.

Mes të tjerash ajo foli në lidhje me situatën e mediave në Shqipëri, ku tha se 90 për qind e tyre janë të kontrolluara nga mazhoranca.

Vokshi solli në vëmendje rastin e grupit mediatik “Focus Media”, ku 200 gazetarë u ndaluan të futen në redaksi e të bënin punën e tyre, ndërsa kompjuterët me materialet dhe dosjet me materiale të rëndësishme, nuk u ndalu të aksesoheshin, duke vënë në rrezik kështu jetën e gazetarëve dhe burimeve të tyre.

“90 për qind e mediave kontrollohen dhe gazetarët kërcënohen e intimidohen. Para një muaji kishim edhe mbylljen e medias së tretë më të madhe në vend. “Focus Media Grup”. 200 gazetarë nuk u lanë të hyjnë në zyrat e tyre. Dosjet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të burimeve nuk u lanë të merren edhe pse për këtë ka një vendim gjykate”, tha ajo.

Vokshi u ndal edhe në situatën politike, ku tha se opozita është përballur me presione, intimidime dhe arrestime në një vit zgjedhor.

“Kemi pasur presione e represione, arrestime politike. Ishte një vit zgjedhor të gjithë liderët e opozitës u arrestuan apo persekutuarm. Drejtësia e re u keqpërdor si mjet për persekutimin e opozitës”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×