Emocione dhe spektakël në ndeshjet e 3-ta të fazës së ligës në Champions. Inter merr një sukses 0-4 në Belgjikë ndaj Royale Union.
Kampionët e Europës, PSG nuk falin teksa triumfojnë 2-7 ndaj Leverkusen. Manchester City fiton 0-2 ndaj Villareal, ndërsa Copenhagen-Dortmund përfundoi 2-4 për verdhezinjtë.
Arsenal “zgjohet” në pjesën e dytë dhe thyen 4-0 Atleticon e Madridit. Napoli pësoi disfatë 6-2 ndaj PSV, në Holandë. Newcastle merr 3 pikë pasi kaloi pengesën e Benficas (3-0).
Rezultatet:
Arsenal- Atl. Madrid 4-0
Bayer Leverkusen- PSG 2-7
FC Copenhagen- Dortmund 2-4
Newcastle- Benfica 3-0
PSV- Napoli 6-2
Royale Union SG- Inter 0-4
Villarreal- Manchester City 0-2
BalkanWeb