Vincent Kompany-Bayern Munich janë kthyer në një binom fitues këtë sezon, me gjigandët gjerman që nuk njohin rivalë duke mos lënë asnjë pikë në asnjë kompeticion. Rendimenti i Bayern me Kompany në stol ka bindur drejtuesit e klubit, me këta të fundit që vendosën të rinovojnë kontratën me teknikun belg.
Me anë të një deklarate për mediat, klubi i Bayern bëri zyrtare rinovimin e kontratës me Kompany deri më 30 qershor 2029. Kontrata aktuale skadonte në verën e vitit 2027. Në vitin e tij të parë në krye të Bayern tekniku belg arriti të fitojë titullin në Bundesligë ndërsa e nisi edhe këtë sezon me trofe duke fituar Superkupën e Gjermanisë:
“Jam shumë i lumtur, i nderuar. Më duhet të falënderoj Bayern për besimin dhe për ambientin që kam gjetur që nga dita e parë. Më duket sikur jam këtu prej një kohë shumë të gjatë, e njoh shumë mirë klubin. Ka qenë një eksperiencë fantastike deri më tani, por ne do të punojmë akoma më fort për të festuar të tjerë suksese”, u shpreh Kompany.
I lumtur për këtë marrëveshje u shfaq edhe presidenti i Bayern, Herbert Hainer: “Rinovimi me Kompany përfaqëson një sinjal të fortë besimi dhe vazhdimësie. Vincent pëlqehet shumë nga lojtarët, tifozët dhe drejtuesit, jemi shumë të lumtur për këtë vazhdimësi”, u shpreh presidenti i Bayern.
()
BalkanWeb