Tekniku i Shkëndijës, Jeton Beqiri dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Shelbourne FC në Conference League.
“Është e rëndësishme që si ndeshja e parë që kemi para tifozëve tanë, tani më në fazën e Ligës së Konferencës të jemi shumë serioz në aspektin e paraqitjes. Mendoj se kishim mjaftueshëm kohë për tu përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj me gjithë futbollistët që do të japin maksimumin, me ndihmën e publikut dhe ambientin që do të krijohet, shpresoj që pikë së pari, të bëjmë një paraqitje të mirë, ashtu siç jemi paraqitur edhe në fazën e eliminimit këtu në Shkup.
Kam besim te skuadra dhe futbollistët që do të japin maksimumin dhe do të bëjnë paraqitje e cila do të na mundësoj që në fund të ndeshjes të dalim me tre pikë. Kemi të bëjmë me një kundërshtar, të cilin ne e njohim dhe i kemi ndjekur ndeshjet e tyre. Bisedohet për një futboll që është i kundërt me atë që luajmë ne, por gjithmonë duke pasur besim në kualitetet tona dhe futbollistët që posedojmë, shpresoj të dalim faqebardhë në fund të ndeshjes”,
BalkanWeb