Me tone të forta avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani nga jashtë GJKKO deklaroi se gjykatat sot janë kthyer në toga pushkatimi.
Teksa renditi disa shkelje me rastin e Metës, që po mbahet sipas tij padrejtësisht në paraburgim, pasi ka kaluar afati 1-vjeçar, Cakrani tha se nuk dihet se mbi çfarë standardi bazohet sistemi i drejtësisë sa i takon gjyqtarëve.
“Nuk ka rrezik që Meta të prishë provat, apo të ketë dëshmitar. Kjo është një situatë shumë e rëndë. Prezumimi i pafajësisë nuk ekziston më në këtë vend. Kjo është kambanë alarmi. Ne na duhen gjyqtarë që të bëjnë drejtësi në këtë vend. Se di me ça standardi i masin këta gjyqtarët që janë të ndershëm apo jo. I masin me standardin që nuk vjedhin, nuk kanë dashnore, nuk kanë…gjyqtari matet me standardin; jep apo s’jep drejtësi! Ne këtë vend nuk ekzistojnë më gjykata që japin pafajësi, por toga pushkatimi.”, tha ai.
BalkanWeb