Halit Valteri për shkarkimin e Veliajt: Ishte vendim politik, asnjë nga anëtarët e PS nuk beson tek fajësia e tij

Deputeti i PS, Halit Valteri, i ftuar në emisionin Oponencë, theksoi se shkarkimi i ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt ishte një vendim politik.

Ai theksoi se asnjë anëtar i PS nuk beson tek fajësimi i Veliajt. Valetri shtoi se ky vendim erdhi nga organi më i lartë, me synimin që ti hapë rrugë organit të drejtësisë.

“ Shkarkim i Veliajt që është bërë në këshillin bashkiak është një vendim politik. Dhe ne të gjithë jemi anëtarë të PS. Asnjëri nga ne nuk beson në fajësinë e Veliajt, atë e vendos gjykata. Veliaj ka një betejë për të bërë me drejtësinë, dhe për ti vërtetuar drejtësisë që është i pafajshëm. Është Apeli, Gjykata e Lartë dhe Strasburgu që dhe aty mendoj që do shkojë.

Vendimi politik në një subjekt politik, ku ti aderron, dhe kush aderron në atë parti duhet ti përmbahet një linje se çfarë ka vendosur organi më i lartë. Nuk është punë morali pjesa e votimi. Nuk ka lidhje që ne tradhëtuam ne i hapëm rrugë drejtësisë, që ne nuk e mbajmë Veliajn në postin e Bashkisë. Ndoshta mund të dali nesër sepse për një nga arsyet pse mbahet në burgim, duke qenë në funskion të kryabashkiakut mund të prishë provat.”, tha Valteri.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×