Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se PD ende nuk ka një ekip të mandatuar për Komisionet për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore.
“Tani për tani po bëhen diskutime paraprake në Komisionin e Ligjeve. Po shqyrtohen rrethanat kriteret dhe me radhë. Nuk kemi ekip të mandatuar nga ne. Sapo të qartësohet çfarë platforme do zbatohet në punën e këtyre komisioneve do të marrim vendimet”, ka sqaruar Berisha.
Ndërkohë në lidhje me faktin që Komisioni i Zgjedhores flitet se do të përbëhet nga grupet parlamentare, konkretisht 8 anëtarë nga maxhoranca dhe 8 anëtarë nga opozita, Berisha tha se e rëndësishme për PD është që të ketë të njëjtin qendrim dhe linjë me opozitën.
“Jemi të hapur, por pa asnjë diskutim që zëri i tyre do të mbahet shumë parasysh.
Për ne është e rëndësishme të ndjekim një rrjedhë të përbashkët, një mendim të përbashkët. Nuk kam paragjykim për asnjërën nga këto forca politike. Avantazhi që ka kandidati ynë nuk e ka pasur asnjë më parë, mbështetet nga të gjithë partitë e politikës.
Paketa e Reformës Zgjedhore do të jetë fryt i përbashkët i të gjithë forcave të opozitës”, tha ai.
BalkanWeb