Anëtarja e PD, Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin Oponencë, tha se në vitin 2022 kur garoi në primaret e PD për kandidate për Bashkinë Tiranë, tha se transparenca ishte pika A e programit të saj.
Ajo theksoi se nëse do të zgjidhej si kryebashkiake e Tiranës do të kërkonte që dhënia e tenderave të bëheshe publik dhe të transemtohej në televizor.
Kalaja shtoi se po atë vit ka përmendur emra oligarkësh, dhe sipas saj, iu vunë nga mbrapa.
“Shembjen e një kulle me tritol ta jep ligji. Kullat e Tiranës që janë bërë me firma të falsifikuara. Isha e vetmja në 2022 që kam përmendur edhe emrat e oligarkëve që sot akoma nuk i përmendin. Kisha disa probleme shumë të rëndësishëm, kur bëra programin tim .
Kam pasur një program të detajuar se çfarë do të bëja me Tiranën nëse do fitojë në primare. Unë kisha kriterin kryesor transparencë. Ishte pika A e programit tim dhe të kthehej në rrugën ligjore. Në 2022 për këtë nuk u votova, që të gjitha tenderat të bëheshin të hapur në televizionin, qoftë me kulla. Mua mu vunë të gjithë oligarkët nga mbrapa. Dhe kam marrë presione të ndryshme ‘që ja të heqin qafe’,” tha Kalaja.
BalkanWeb