KAN, me seli në Kosovë, lider rajonal në industrinë e restoranteve me shërbim të shpejtë, shpall zyrtarisht marrjen e pronësisë së rrjetit KFC në Shqipëri. Kjo iniciativë shënon nisjen e një etape të re zhvillimi, për një nga markat më të njohura ndërkombëtare në vend.
Prej kohësh, KAN ka pronësinë dhe menaxhimin e KFC në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e tashmë edhe në Shqipëri. Pronari i KAN, z. Fatmir Zymberi garanton se shërbimi, cilësia dhe siguria ushqimore, mbeten prioriteti kryesor i KAN, sipas standardeve ndërkombëtare të KFC.

“Siguria e ushqimit është gjithmonë numër 1 për ne. Vlera vjen nga procedurat dhe procedurat për ta bërë një pulë të shijshme, është perfekte. Nuk ka asnjë kompromis për sigurinë dhe kualitetit. Është e vërtetë që ne e quajmë fast food në gjuhën internacionale, ose ushqim i shpejtë, por është i shpejtë vetëm për klientin, që ai të mos presë. Ndërsa brenda në restorant janë mbi 20 bashkëpuntorë tanët, të cilët punojnë në mënyrë që shërbimi ndaj klientit të jetë shumë i shpejtë. Asnjë gjë nuk vjen e gatshme, çdo gjë përpunohet në restorant, me dorë e në përkujdesje shumë të veçantë. Janë 48 orë përgatitje, derisa klienti të marrë pjesën e parë të pulës”- theksoi z. Zymberi.

Investimet dhe strategjia e KAN, do të synojnë zgjerimin e shpejtë në mbarë vendin, që KFC të vazhdojë të jetë zgjedhja e parë e konsumatorëve, në kërkim të ushqimit cilësor, të shpejtë dhe të sigurt.
Z. Fatmir Zymberi pohon: “Planet janë të zgjerohemi, në pozicionet më të mira në vend. Plani ynë 3-vjeçar, është që të zgjerohemi edhe me 10 restaurante të tjera. Mendojmë se Shqipërisë, me kapacitetin ekonomik dhe nevojën e turizmit që ka, do t’i duhen minimumi 30 restorante.”

Me mbi 35 restorante dhe 1000 punonjës në rajon (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mal i Zi), KAN përfaqëson një fuqi të konsoliduar në industrinë e restoranteve me shërbim të shpejtë, duke sjellë zhvillim ekonomik dhe mundësi të reja punësimi, në vendet ku operon.
I njohur për standardet e larta të operimit dhe cilësisë, në përputhje me kërkesat e Yum! Brands, KAN është garancia e fillimit të një kapitulli të ri cilësie, zhvillimi e inovacioni për rrjetin KFC, në gjithë rajonin tonë.
BalkanWeb