“Le të shkrihen partitë e vogla, të ngelen dy të mëdha, por…”, Duka skeptik: Kodi i ri zgjedhor ndryshon vetëm nëse…

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka u tregua skeptik sa i takon ndryshimeve që mund të sjellë kodi i ri zgjedhor.

I ftuar në programin e drekës në News24, përballë Ola Brukos, Duka tha se rëndësi ka që të miratohet një kod i ri zgjedhor që përfaqëson interesat e të gjitha palëve, por sipas tij opozita nuk duhet të lëshojë pe. Ai tha se dhe te opozita mendojnë për interesat e vetë personale dhe kufizohen te mandatet e tyre në Kuvend.

“Me rëndësi sipas tij, ore le ti fshijnë partitë e vogla po nuk i duan, dhe të bëhen dy. Por duhet një kod tjetër zgjedhor, që t’i marrë parasysh të gjitha vërejtjet politike. Sa i përket raportit të OSBE/ODHIR, kjo është thënë gjithmonë. Kam 20 e ca vite që merrem me këtë punë dhe ODHIR këtë gjë ka thënë. Nëse nga opozita ka rezistencë, atëherë s’do ta lërë maxhorancën të bëjë gjëra në interes të vet. Brenda opozitës, nuk kanë shumë vota, por e shohin veten në politikë. E kam të vështirë të mendoj se do të ketë përmirësime, sidomos që të ketë ndryshime për opozitën. Njerëzit që përfaqësojnë opozitën shikojnë më shumë interesin e tyre personal. Je të 5-cja në Durrës, del deputet. Te listat e hapura le të bëjnë ç’të duan. Po pune e madhe nëse nuk bëhesh deputet, se ka shumë punë të tjera. Ke njerëz në Kuvend që kanë marrë nga 20 mijë vota dhe nuk janë më të zotët se ata që janë jashtë parlamentit. Nuk është e pamundur që të bëhet një kod tjetër. PD po tregon brenda gjirit të vet se nuk ka lëvizje, energji të reja. Po vazhdon me të njëjtat klishe. Bylykbashi kur e shtron çështjen te të vetët, ka vend fjala. Kurse me Ramën kjo nuk ndodh. Sali Berisha dhe këta të tjerët, duhet të vlojnë brenda vetes. Duhet të kenë njerëz me energji të reja. Do jetë Bylykbashi besoj i pari për reformën.”, tha ai.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×