Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Sovjan, bashkia Maliq, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë dy dhoma të banesës, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë me shpejtësi dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të lokalizojnë dhe të shuajnë flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në pjesë të tjera të banesës apo në objektet përreth.
Shërbimet e Policisë së Maliqit ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në përhapjen e zjarrit. Deri më tani, nuk dihet nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.
BalkanWeb