Me sytë nga infermieria, Milan në pritje të rikuperimeve të Nkunku e Loftus-Cheek

Në kampin kuqezi të Milanit, atmosfera mbetet e nxehtë, pavarësisht se nuk kanë impenjime në kompeticionet evropiane. Kjo pasi lista e dëmtimeve është ende e gjatë. Massimiliano Allegri, që shpreson të shfrytëzojë kalendarin e ngjeshur, ka sytë nga dy lojtarët që po rikuperohen: Christopher Nkunku dhe Ruben Loftus-Cheek.

Nkunku, i cili humbi ndeshjen kundër Fiorentinës për shkak të një dëmtimi në gishti e këmbës, ka bërë përparim të madh në stërvitje dhe, sipas mediave, është afër rikthimit. Trajneri Allegri shpreson ta ketë në dispozicion për sfidën e premtes me Pisën, dhe një rikuperim të tij mund të sjellë ndryshime në formacion, duke i dhënë mundësi Gimenez dhe Leao të luajnë së bashku nga fillimi.

Nga ana tjetër, Loftus-Cheek, që mungoi gjithashtu për shkak të një lodhjeje muskulore, është në dyshim për ndeshjen. Gjatë ditës së sotme, do të vlerësohet gjendja e tij, ndërsa Allegri ka nevojë për të, sidomos për të pasur opsione për pankinën dhe për të lejuar disa nga titullarët të pushojnë.

Në këtë moment, skuadra vazhdon përgatitjet për takimin e rëndësishëm të premten ndaj Pisës, ndërkohë që Allegri ka besim se mund të vazhdojnë të mbajnë kryesimin e kampionatit, duke shfrytëzuar edhe ndeshjet e tjera të xhiros që përfshijnë rivalët Napoli, Inter, Lazio dhe Juventus.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×