“Ndize ekspresin”/ Sherri për kafen shkaktoi 2 të vdekur, pamjet nga vendi i krimit në Manzë

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi me dy të vdekur, ku humbën jetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Ngjarja ndodhi në orën 01:45, në Manzë të Durrësit. Sa i përket dinamikës së ngjarjes, Aranit Kurti dyshohet se është vrarë nga Flori Paluçi.

Ndërsa viktima tjetër Flori Paluçi është vrarë nga Daniel Pepa, i cili është në kërkim. Sipas burimeve njëri prej viktimave me një tjetër person kanë shkuar në ambientet e një lokali ku i kanë kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bëj kafe. Ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.

Konflikti ka nisur pasi një persona që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit. Mësohet se ky i fundit nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×