“Në 1 milionë shqiptarë të larguar shumica janë demokrat”/ Kalaja: Në 2023 u bë një gabim në PD, u denoncua farsa zgjedhore, por nuk u bë analiza e zgjedhjeve

Anëtarja e PD, Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin Oponencë, theksoi se në 1 milion shqiptarë  të larguar nga vendi, sipas saj, janë mbështetës të PD.

Kalaja tha se PD ka bërë një gabim pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023, pasi sipas saj duhej të bëheshe analiza pas denoncimit si farsë zgjedhore.

“Mos harrojmë që në 1 milionë shqiptarë të larguar, ky është probelmi më i madh i opozitës, dhe shumica e tyre janë demokrat. Ne i shikojmë, janë njerëzit që kanë ardhur dikur në protesta. Unë e kam thënë dhe vijoj ta them, sepse u bë një gabim në 2023.

U bë denoncimi i farsës zgjedhore, por nuk u bë kurrë analiza. Ndërkohë që ne kaluam këtë gjë dhe ishim në një stad tjetër. Sepse në 2023 ne ishim pa logo dhe pa vulë. Ne në 2025 kishim rikuperuar shumë nga këto. Problemi qëndron që në atë Kodin Zgjedhor duhet të mbajnë disa njerëz përgjegjësi.” tha Kalaja.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×