“Në PS ka vetëm një emër të përveçëm, Edi Rama, të tjerë janë anëtarë”. Kështu ka deklaruar ish-deputeti i PD, sot këshilltar i PS në Këshilli Bashkiak të Bashkisë së Tiranës, Halit Valteri, në emisionin “Oponencë”, duke e konsideruar rolin e tij në fitoret e PS në zgjedhje vendimtare.
Valteri foli me superlativa për kreun e PS duke e konsideruar garën me partitë e tjera si një garë që do të fitohet gjithmonë nga e majta pasi ajo është makineri votash.
“Nuk ka emër të përveçëm në PS, është vetëm Edi Rama. Nuk ka subject politik, jo më këto mender particka të vogla që zihen për flokësh që zihen për burrin e xhajës.
PD është katandisur që tigrin më të fortë ka Gazment Bardhin, ne mund të flasim gjithë ditën por fakti është fakt. PS është makineri dhe s’ka forcë që e mund”, tha Valteri.
Halit Valteri: Nuk ka emër të përveçëm në PS, është vetëm Edi Rama. Nuk ka subject politik, jo më këto mender particka të vogla që zihen për flokësh që zihen për burrin e xhajës. PD është katandisur që tigrin më të fortë ka Gazment Bardhin, ne mund të flasim gjithë ditën por fakti është fakt. PS është makineri dhe s’ka forcë që e mund. Vetëm Edi Rama është emri I përvecëm. Të tjerët janë anëtarë. Të gjithë ne bëjmë vetëm detyrën që na ngarkoht dhe shkojmë në zonat tona ku na janë ngarkuar.
Shpend Gashi: Nuk tmerroheni nga fuqizimi i një njeriu të vetëm?
Halit Valteri: Nuk ka parti demokratike, ka vetëm Sali Berisha, ky është sistemi nuk e ndryshojmë dot ne. nuk ka popull. Unë do e votoja dhe për herë të 14-të.
BalkanWeb