Nesër është dita e fundit për dorëzimin e kandidaturave për Komisionin Rregullator pranë KQZ-së. Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live për News24 deklaroi se janë dorëzuar disa kandidatura sa i përket 5 pozicioneve për Rregullator.
Mësohet se këto kandidatura do të shqyrtohen nga një Komisiin i Posaçmën. Kandidatë kanë dorëzuar aplikimet janë; Elga Vugaj, Dritan Cakaj, Ilirjana Nano, Shkëlqim Sulaj, Juliana Hoxha, Arben Ristani. Sakaq, në 5 tetor, 5 anëtarëve të Komisionit Rregullator iu ka përfunduar mandati, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vakancat. Nesër është afati final për dorëzimin e kandidaturave që do të shtyhen nga Komisioni në fjalë. Por mund të lihet dhe një ditë tjetër për këto kandidatura, pasi disa prej kandidatëve mund t’i kenë dorëzuar aplikimet e tyre përmes postës.
Me përfundimin e afateve ligjore, do të jetë Komisioni i Posaçëm që do të shqyrtojë kandidaturat. Më pas kandidaturat që do të kenë marrë dritën jeshile, do të votohen në seancën plenare. Mes këtyre emrave, risi është emri i Arben Ristanit. Ai ka qenë kryetar i KQZ dhe një zgjedhje e tij eventuale, që me shumë gjasa pritet, do ta risjellë atë në diskutimet dhe debatin sa i përket procesit ligjor, në përgatitjen e procesit zgjedhor.
BalkanWeb