Nga Motta te Tudor, trajnerët bëhen makth për Juven, “Zonja e Vjetër” sondazhe për Spallettin

Në Torino, të gjithë shpresojnë që Igor Tudor të ndryshojë fatin e tij, rrjedhimisht edhe fatin e “Zonjës së Vjetër”, kjo edhe për një arsye të fortë, të mos jenë të detyruar të shkarkojnë trajnerin, çka do të thotë se do të jenë të detyruar ta paguajnë deri në 2027, viti që i përfundon edhe kontrata. Në fakt, Juve e ka vuajtur jo pak këtë pjesë, pasi një histori e ngjashme ndodhi edhe me Thiago Motta-n një vit më parë ku e shkarkuan dhe tani janë të detyruar ta paguajnë 5 milionë euro për afro dy vite.

Në rast shkarkimi të Tudor, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do të kenë në ngarkesë dy paga për dy trajner të shkarkuar, plus atë që do t’i ofrojnë trajnerit të ri.

Duke qëndruar në këtë pikë, në Itali, mediat shkruajnë se drejtuesit e Juves po kryesojnë sondazhe në distancë për të kuptuar nëse ekziston mundësia që Luciano Spalletti të zbarkojë në Torino, gjithnjë nëse Tudor nuk ndryshon fatin e këtij sezoni. Nuk ka pasur asnjë kontakt konkret, asnjë bisedë mes palëve, thjesht sondazhe.

La Gazzetta dello Sport shkruan se drejtues të Juves kanë kontaktuar përfaqësues të Spallettit për të kuptuar nëse ekziston mundësia për një bashkëpunim të mundshëm. Sigurisht, nëse arrihet në atë pikë që të shkarkohet Tudor, nuk duan të jenë të papërgatitur, për këtë arsye Spalletti është i kontaktuari i parë, preferenca e tyre e parë nëse gjërat shkojnë keq.

()

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×