PSV turpëron Napolin, disfatë historike në Champions, shpërthen Conte

Napoli pëson një disfatë të rëndë, historike ndaj PSV, një humbje 6-2 që trondit ekipin e Conte-s. Kjo ishte hera e parë në histori, në turnet Evropian, që Napoli pëson 6 gola, kishte që nga viti 1997 që nuk pësonte 6 gola në një ndeshje të vetme edhe në Serie A. Kjo ishte humbje e dytë radhazi për blutë që ndez alarmin përpara sfidës me Inter.

Në fakt, Napoli krijoi iluzionin se mund të bënte mirë në transfertën holandeze pasi ishin të parët që kaluan në avantazh me McTominay, ku në zonë me një goditje të bukur me kokë skocezi tundi rrjetën. Festa nuk zgjati shumë për ekipin e Contes pasi në minutën e 35-të, holandezët vendosën baraspeshën fal një autogoli spektakolar nga Boungiorno, ndërsa 3 minuta më pas PSV përmbysi shifrat.

Holandezët e nisën “zjarr” fraksionin e dytë ku Dennis Man me një “dopietë” golash dërgoi shifrat në 4-1. Napoli mbeti me dhjetë lojtarë, por McTominay ngushtoi shifrat në 4-2 në minutën e 86-të, por vetëm kaq pasi vendasit realizuan edhe dy gola të tjera brenda kohës së rregullt duke turpëruar Napolin, një humbje shumë e rëndë që vendos Conten në vështirësi në këtë fillim faze në Champions me vetëm 3 pikë në 3 ndeshje.

Napoli nuk njihej në fushë, por në konferencë për shtyp Conte shpërtheu duke hedhur akuza në distancë: “Ka shumë zhgënjim, e kam thënë gjithnjë, nëse dëshirojmë të ndërtojmë diçka të rëndësishme duhet të rigjejmë shpirtin që kishim një vit më parë, të mos vendosim objektiva personal përpara Napolit”, u shpreh Conte.

()

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×