39-vjeçari i arrestuar sot për armëmbajtje pa leje nuk është emër i panjohur për policinë. mëson se Ismet Gaxherri ka qenë i plagosur në 2015-ën në ngjarjen e Linzës. Gaxherri rezulton të ketë qenë pronari i lokalit ku mbeti i vrarë Enton Nikaj. Kujtojmë se për ngjarjen në fjalë ka qenë në kërkim Ervis Martinaj, mbreti i lojërave të fatit, ndërsa sot rezulton i zhdukur pa gjurmë.
Sipas Prokurorisë asokohe, Ismet Gaxherri, i cili shoqëronte viktimën Enton Nikaj, ka ndërhyrë në sherrin që mori jetën këtij të fundit. Menjëherë personat agresorë kanë goditur me pjesën fundore të pistoletës Gaxherri, i cili është rrëzuar në tokë, i gjakosur.
Më pas, veprimet e dhunshme kanë vijuar mbi shtetasin Enton Nikaj, që është qëlluar me armë në qafë. Brenda pak çasteve, agresorët pasi hipën në makinë, qëlluan me armë në drejtim të Nikajt, duke i shkaktuar atij vdekjen. Ndryshe nga çfarë ishte pretenduar se shkak për ngjarjen ka qenë një borxh 200 mijë euro, që Gaxheri ia kishte Ervis Martinajt, i plagosuri asokohe mohoi këtë fakt.
BalkanWeb