Një banor i Manzës, ka treguar për gazetarët se ngjarja e rëndë i kishte tronditur shumë. I moshuari pohoi se njërin prej viktimave, Aranit Kurtin e kishte kushëri, ndërsa shtoi se ishte djalë shumë i mirë.
“Na ka tronditur, por tani ndodhi. S’ke ça bën. I njihja. Njëri ishte kushëri. E kam marrë vesh nga televizori. E kam pasur kushëri Aranit Kurtin, ishte djalë i mirë.”, tha ai.
Sakaq, punonjësi i karburantit, ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë, tregoi se kur kishte shkuar si çdo mëngjes në punë, kishte marrë vesh për krimin në fjalë. “Erdha në mëngjes. Gjeta karburantin e rrethuar, ishte vendosur shirit; skenë krimi. Më thanë se ka ndodhur një ngjarje, mos u afro. Njëri ishte nga Manza, por se njoh. Djemtë ishin të sjellshëm. Nuk e di tamam se çfarë ka ndodhur. Skam informacion nëse janë marrë kamerat e sigurisë.”, tha ai për gazetarët.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi për motive banale, ndërsa fikja e ekspresit ka qenë dhe ‘mollë sherri’ për sherrin mes dy të rinjve. Nga të dhënat e policisë, Flori Paluçi vrau me armë zjarri Aranit Kurtin.
Ndërkohë, Daniel Pepa dyshohet se ka vrarë me armë Flori Paluccin. Sakaq, Pepa ndodhet në kërkim policor.
BalkanWeb