Zgjedhjet e 11 majit/ “Listat e mbyllura u ofruan nga Rama”, Adriana Kalaja: I lumtë hajdutit nëse lë 10 herë derën hapur dhe nuk ke…

Aktivistja e PD Adriana Kalaja, në intervistën e saj dhënë në emisionin “Oponencë” me moderatorët Shpend Gashi dhe Anduena Llabani, ka kritikuar vendimin e PD për të pranuar propozimin për listat e mbyllura në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025.

Kalaja tha se nuk duhet kritikuar Rama për farsën zgjedhore, pasi PD pranoi presionin në këmbim të votës së Diasporës.

“Në dijeninë time, listat e mbyllura u ofruan nga kryeministri Rama me një skemë të qartë. Ne s’kemi pse shajmë Ramën pse na vjedh Rama, duhet të mbyllet një herë drynin e saktë, nëse ti lë 10 herë derën hapur i lumtë hajdutit.

Pra Rama në këmbim të listave të mbyllura  i bëri presionin pozitiv të votonin për votën e Diasporës”, deklaroi Adriana Kalaja.

Adriana Kalaja: Ka një faktor shumë të rëndësishëm që në 1 mln shqiptarë të larguar, shumica e atyre janë demokratë, Ne i shohim në protesta, në zgjedhjet e 11 majit që janë gjysma e atyre që vinin dikur.

Ja ku ndahem unë me qëndrimin e PD. U bë një gabim në 2023, u denoncua farsa zgjedhore por nuk u bë analiza.

Po ngre shqetësimin tim. Në 2023 ne ishim pa logo e vulë, në 2025 kishim rekuperuar shumë nga këto gjëra. Problem qëndron në kodin zgjedhor duhet të mbajnë qëndrim disa njerëz.

Në dijeninë time, listat e mbyllura u ofruan nga kryeministri Rama me një skemë të qartë. Ne s’kemi pse shajmë Ramën pse na vjedh Rama, duhet të mbyllet një herë drynin e saktë, nëse ti lë 10 herë derën hapur i lumtë hajdutit.

Pra Rama në këmbim të listave të mbyllura  i bëri presionin pozitiv të votonin për votën e Diasporës

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×