Zjarret apokaliptike gjatë verës/ Mbyllet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në Delvinë, 9.5 miliardë lekë humbje

Në Delvinë ka mbaruar vlerësimi paraprak i dëmeve që u shkaktuan zjarret e rëna në Njësinë Administrative të Vergoit në fund të muajit korrik dhe nga zjarri i rënë në Delvinë në muajin gusht.

Sipas grupit të punës dëmet më të mëdha janë në bujqësi, në blegtori por edhe në banesa. Katër grupe konstatimi punuan gjatë gjithë kësaj kohe në terren për vlerësimin e dëmeve që kap afërsisht shifrën e 9.5 miliardë lekëve.

“U konstatuan 16 banesa te dëmtuara, 622 koshere bletësh të djegura, 66 mijë e 965 ullishte, 18 mijë e 252 pemë frutorë, janë djegur 30 krerë si dhe dy kisha të dëmtuara në zjarret e ndodhura në fund të korrikut në Njësinë Administrative të Vergoit, kryesisht në fshatin Senicë e Kalasë dhe nga zjarri në muajin gusht në qytet në Bashkinë e Delvinës. Me anë të një VKM të veçantë, qeveria do dëmshpërblejë të gjithë banorët e prekur”, u shpreh Besmir Veliu-kryetari i Bashkisë Delvinë.

BalkanWeb


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×