Gazetari dhe drejtuesi i ‘Timoni.al’, Almer Toska pohoi se me deklaratat e sotme, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka pranuar de facto Agron Shehajn në tryezën për Reformën Zgjedhore. I ftuar në programin e drekës në News24, ai tha se Berisha kuptoi se ‘armët’ duhen ulur.
“Sot Berisha ka pasur një qëndrim konsensual. Berisha e pranoi de facto zotin Berisha në tryezën për reformën zgjedhore. Berisha tha se do ta pranojnë zotin Shehaj në tryezë. Kjo tregon se ai ka reflektuar. Zoti Shehaj mendoi se nga gjithë kjo luftë që pati brenda apo jashtë llojit, kuptoi se armët duhen ulur. Duhet krijuar një hendek ndaj kësaj qeverie. Për këtë zoti Shehaj e ka marrë ‘bekimin’ nga forca më e madhe opozitare.”, tha Toska.
Ndërkohë, Agron Shehaj tha se partitë e mëdha nuk e duan praninë e forcave të vogla në këto tryeza. Sipas tij qëllimi i këtyre partive, është ‘fshirja’ e forcave të vogla.
“Tryezat e këtyre komisioneve po bëhen për të dëmtuar partitë e reja. Të gjitha reformat që janë bërë; kanë dalë në një konkluzion; kanë dëmtuar opozitën në përgjithësi dhe partitë e reja. Të zvogëlosh mandatet në Kuvend, dëmtohet demokracia. Është në dëm të partive të reja, të atyre që nuk pranojnë të jenë pjesë e asnjë koalicioni.”, tha Shehaj.