Aston Villa dërgon Skënderbeun në UEFA, akuza e klubit anglez

Skënderbeu U19 mori një barazim historik 1-1 ndaj Aston Villas në Korçë, në ndeshjen e Youth League, të luajtur pak ditë më parë.

Klubi nga Birmingham, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se do dërgojë korçarët në UEFA, pasi gjatë ndeshjes ka patur thirrje raciste drejtuar futbollistëve dhe stafit, nga një pjesë e tifozëve në stadium.

“Aston Villa mund të konfirmojë se do të raportojë KF Skënderbeun në UEFA, pas ofendimeve raciste që lojtarët dhe stafi ynë kanë pësuar nga një pjesë e tifozëve të klubit shqiptar gjatë ndeshjes së djeshme të Youth League.

Klubi nuk pranon asnjë formë të tillë sjelljeje dhe e dënon në mënyrën më të ashpër çdo akt diskriminimi apo abuzimi.”

Aston Viula
Aston Viula


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×