Barazimi i dytë në grupet e Conference League, ja sa mijë euro përfiton Drita

Drita siguroi një tjetër barazim në Ligën e Konferencës pas atij ndaj KuPS-i, teksa mbrëmjen e sotme, ndali qipriotët e Omonias me rezultatin 1 me 1.

Krahas pikës së fituar, Drita, në Kosovë do të arkëtojë 133 mijë euro. Pra barazimi në fazën e ligës në Ligën e Konferencës vlen 133 mijë euro, kurse fitorja vlen 400 mijë euro. Drita në fazën e ligës, do t’i zhvillojë edhe 4 ndeshje tjera, teksa deri tani vlera e arkëtuar vetëm në fazën e ligës shkon 266 mijë euro.

Me paraqitjen në kualifikueset e Ligës së Konferencës, Drita i kishte të garantuara 3 milionë e 170 mijë euro nga UEFA, ndërkohë që ky bilanc pritet të rritet ndjeshëm në rast rezultatesh pozitive.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×