Ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet nga pamjet, Kryemadhi, e vetme ka hyrë në Gjykatën e Posaçme, në lidhje me masën e sigurisë.
Ndaj saj është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’.
Kujtojmë se sot mbahet seancë në Apelin e GJKKO dhe për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, i cili prej 1 viti ndodhet në burg.