Detaje të reja nga ngjarja e abuzimit seksual me të miturën në Korçë, ku një 16-vjeçar është arrestuar, me pretendimin se ka abuzuar me një 15-vjeçare.
Burime kofidenciale, kanë bërë me dije për se e mitura prej disa ditësh bashkëjetonte me 16-vjeçarin, duke qenë në një lidhje me të. Për lidhjen ka qenë në dijeni edhe nëna e 15-vjeçares, e cila e ka lejuar këtë të fundit të bashkëjetojë me 16-vjeçarin për disa ditë.
Në deklaratën në polici, e mitura fillimisht ka thënë se 16-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike, ndërsa më pas ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ana e grupit hetimor, po bëhen ende hetime për të zbuluar më tej rreth kësaj ngjarje, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Mësohet se 15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ku mbahet nën vëzhgim nga psikologet. Priten detaje të tjera në vijim.