Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është përplasur me gazetarin Almer Toska. Debati nisi kur Toska tha se kreu i Mundësia ka deputet një person, i cili sipas tij, është nëpunës tek kompanitë e Shehajt.
Shehaj e akuzoi për shpifje Toskën, dhe sipas tij, ky i fundit e nisi me fake neës dhe e përfundoi me shpifje.
Debati i plotë:
Agron Shehaj: Erdha këtu për t’u përballur me nnjë gazetar, dhe jo me nnjë shpifës që thotë kam punësuar deputetin. Po e mbyllim këtë diskutim me shpifje të tjera që ky thotë që unë kam punësuar deputetin tim Erald Kaprin.
Almer Toska: Nuk thashë asgjë të keqe!
Agron Shehaj: Ndryshe nga ty unë kam punësuar me mijëra edhe unë me punë të ndershme. Nuk është e ndershme të më ftosh dhe të përballësh me individë të tillë. Unë erdha me mirëbesim dhe doli që këtu zotëria ka ardhur duke shpifur. Ftesa filloi me një fake neës dhe mbaroi me një shpifje.