Kandidat i pavarur i mbështetur nga koalicioni VLEN për Bashkinë e Strugës, Mendi Qyra, i cili doli më i votuari në këtë njësi në raundin e parë, theksoi se fragmentarizimi i votës solli një rezultat pa më të ulët.
Ai tha se rezultati i tij në zgjedhje ishte puna që bëri gjatë fushatës për projektet për qytetin e Strugës.
Qyra shtoi se një bashki si Struga menaxhohet më mirë nga një menaxher i mirë dhe jo nga një politikan.
“Gjithë kjo punë që është bërë gjatë kësaj kohe edhe fushatës zgjehdore për projektet që i nevojiten strugës e cila gjatë kësaj kohe nuk ka bërë një projekt madhor. Dhe besoj që qytetarët e kanë kuptuar se unë mund të menaxhoj.
Dhe dua të jap një mesazh që jo ccdo politikan mund të menaxhojë më mirë se një menaxhues një komunë. Duke ditur edhe shumë kandidatë dhe fragmentirizimi i votës solli një rezultat jo shumë të madh. Por megjithatë pritshmëritë janë shumë të larta për arsye se kanë mbetur të lira 5700 vota që janë nga blloku maqedon” tha Qyra.