Bruno Dita, lojtari i Dinamos, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Vorës.
“Vora është një kundërshtar që ka treguar shumë dëshirë këto javë kampionati. Ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje, e dimë ku i ka pikat e dobëta kundërshtari. Kemi shumë besim te njëri-tjetri se do të dalim fitimtarë.
Ngjeshja e ndeshjeve në pak ditë? Dinamo ka një skuadër me shumë lojtarë dhe po ashtu me shumë cilësi. Mendoj se jemi në gjendje t’i përballojmë tri ndeshjet me Vorën, Partizanin dhe Teutën në kaq pak ditë.
Kur do ta shikojmë Dinamon në krye të tabelës së renditjes? Besoj shumë shpejt. Për kartonët e kuq që kemi marrë do të thosha se më shumë ka qenë çështje fati. Vetëm kaq. Nuk duhet ta ulim ritmin dhe agresivitetin në lojën tonë”, – tha ai.