Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur. Sipas burimeve, adoleshenti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj në të miturës.
Autoritetet lokale po hetojnë këtë rast, deri në një vendim final ndaj 16-vjeçarit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.