
Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka ngritur shqetësimin se po tentohet kontrolli i Gjykatës Kushtetuese.
Alibeaj tha se ndërhyrjet kanë nisur më herët që nga ish-kryetarja e Kuvendit vitin e kaluar.
“I takonte Kuvendit për të shpallur vendin vakant për një gjyqtare që dha dorëheqjen, e cila në kundërshtim me rregullat ligjore të miratuara nga kuvend, me shumcië nga PS. Aty filloi një shtjellje ku deklaroi se mandate që do të duhet të zëvendësonte nuk duhet të ishte plotësues por do të ishte 9-vjecar. Kështu filloi historia’, tha Alibeaj.
Sipas ish-deputetit, arsyeja është se në Gjykatën Kushtetuese do të dërgohen disa cështje të rëndësishme dhe është lehtësisht e kontrollueshme nëse ajo është e destabilizuar.
Enkelejd Alibeaj: është një vazhdë e gjatë ndërhyrjesh për ta destabilizuar Gjykatën Kushtetuese. Ka ndërhyrje që ka filluar që nga ish-kryetarja e kuvendit vitin e kaluar teksa I takonte kuvendit për të shpallur vendin vakant për një gjyqtare që dha dorëheqjen, e cila në kundërshtim me rregullat ligjore të miratuara nga kuvend, me shumcië nga PS. Aty filloi një shtjellje ku deklaroi se mandate që do të duhete të zëvendësonte nuk duhet të ishte plotësues por do të ishte 9-vjecar. Kështu filloi historia,
Thelbi është ta destabilozjmë Kushtetuesen, se të tjerat janë tashmë, ndërkohë që duam sduam ne, disa gjëra të rëndësishme do të shkojnë atje. Dhe një gjykatë e destabilizuar është lehtësisht e kontrollueshme.
and then