Shehaj tregon kushtin: S’bëhemi pjesë e pazareve. Do të ulemi në tryezën për ‘Zgjedhoren’ vetëm nëse….

Kreu i Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se do të ulet në tryezën për komisionin për reformën zgjedhore, vetëm nëse të pranishme do të jenë dhe përfaqësues të partive të vogla.

I ftuar në programin e drekës në News24, Shehaj tha se nuk do të bëhen kurrë pjesë e pazareve.

“Vendi në tryezë i takon të gjitha partive të reja. Mediat na futën në pazare pa e ditur fare. Unë mora Eraldin dhe e pyeta; ke diskutuar gjë ti?! Ndaj kam ardhur sot, ky është qëndrimi im publik. Eraldi më konfirmoi se nuk kishte asnjë tratativë, asnjë Pazar. Na kanë bërë pjesë e pazarit. S’do të ishte pjesë e pazarit nëse nuk krijohen kushte për të gjitha partitë e vogla. Ne jemi të lumtur që të ulemi dhe të bëhemi pjesë e të dyja komisioneve, por duhet të jenë të gjitha partitë politike. U takon të gjithëve.”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×