Një 35-vjeçar është arrestuar në Kapshticë pasi tentoi ta kalonte kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.
Sipas burimeve, ky person është kapur në fshatin Vërnik. Autoritetet dyshojnë se 35-vjeçari ka tentuar të vrasë me thikë gjyshin e tij.
Njoftimi plotë i Policisë:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
SPKM Kapshticë/Kontrolleve intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.
Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari në kërkim, i cili dyshohet se tentoi të vriste me thikë gjyshin e tij, më datë 04.10.2025.
Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, është kapur nga shërbimet e Kufirit të Gjelbërt në PKK Kapshticë, në fshatin Vërnik, Devoll, shtetasin V. Sh. që po tentonte të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e ndalimit që ka nxjerrë Prokuroria e Korçës për shtetasin V. Sh., 35 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” mbetur në tetativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas dyshohet se më datë 04.10.2025, ka goditur disa herë me thikë, gjyshin e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.