UEFA Nations League/ Shqipëria e vajzave, gati për sfidën e parë ndaj Qipros. Trajneri Grima: Luajmë vetëm për fitore

Shqipëria e vajzave zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës “play-out” kundër Qipros, e vlefshme për qëndrimin në Ligën B të UEFA Nations League.

Skuadra kuqezi zbriti pasditen e sotme në fushën e stadiumit “Antonis Papadopoulos”, ku do të zhvillohet ndeshja e nesërme në orën 18:00 (CET).

Në prag të kësaj sfide, trajneri Armir Grima ka folur për fshf.org duke treguar gjendjen e skuadrës, mungesat dhe objektivin e qartë të ekipit, që është fitorja.

“Është një stërvitje ambientuese me stadiumin, ku vajzat po ambientohen me fushën ku do të luajnë nesër. Gjendja është e mirë, përjashto dëmtimin e Fortesa Berishës dhe problemin që kishim me Erjona Emerllahun. Ne jemi besimplotë, kemi dëshirë, vajzat kanë dëshirë dhe entuziazëm dhe mendoj se duhet të dalim faqebardhë për këto dy ndeshje.

A luajmë nesër për fitore? “Patjetër që do të luajmë për fitore. Për të dalë faqebardhë na duhet vetëm fitorja”, – përfundoi trajneri Grima për fshf.org.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Erjona Emerllahu nuk do të jetë pjesë e kësaj ndeshjeje për shkak të mospajisjes në kohë me pasaportën shqiptare. Nga ana tjetër, Fortesa Berisha do të mungojë si në sfidën e nesërme, ashtu edhe në ndeshjen e kthimit, për shkak të një dëmtimi.

Ndeshja Qipro – Shqipëri, që do të luhet këtë të premte në ora 18:00, do të transmetohet falas në kanalin FSHF TV, në platformën “Klani im”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×