Raporti i OSBE-ODIHR është ndalur edhe në Task Forcën e krijuar mes Prokurorisë së Posaçme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për krimin për krimin zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit.
Në raport theksohet se mekanizmi i ri i koordinimit (SPAK–KQZ–Prokuroria) u vlerësua si një zhvillim pozitiv me efekt parandalues ndaj krimeve zgjedhore.
Sipas OSBE, SPAK luajti një rol pozitiv në hetimin e korrupsionit elektoral.
“Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) luajti një rol pozitiv në hetimin e rasteve të korrupsionit zgjedhor, ndërsa mekanizmi i ri i koordinimit midis SPAK-ut, KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme u pa si një mjet që mund të ketë efekt parandalues”, thuhet në raport.