
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehu bindjen, duke iu referuar dhe të kaluarës, se do të ishte i pranishëm në tryezën për reformën zgjedhore. I ftuar në programin e drekës në News24, përballë modetarores Ola Bruko, dhe gazetarit Ergjys Gjençaj, Mediu tha se ende nuk kishte asnjë zyrtare, por mendonte se do të ishte i pranishëm.
Ndërkohë, Gjençaj tha se, duke iu referuar ndarjes së numrave në Komisionin e Posaçëm për Zgjedhoren, Partia Republikane s’do të ketë përfaqësues. Sipas tij dy vende i takojnë PSD-së dhe Mundësisë.
DISKUTIMI
Mediu: Ka një periudhë të gjatë që kam qenë anëtar i Komisionit për Reformën zgjedhore. E kam mendimin gjithmonë ndryshe. Besoj se do të jem. Formulën e dëgjova prej jush, edhe pse skam informacion zyrtar.
Gjençaj: Sipas variantit të dakordësuar mes palëve, Fatmir Mediu, gjykoj se nuk do të jetë pjesë e kësaj tryeze. Pr.vendimi është i qartë. Komisioni do të përbëhet nga 16 anëtarë, 7 nga PS dhe 7 nga PD dhe 2, nga ato parti të vogla, që kanë të paktën nga 2 mandate deputeti. Pra më lind mendimi se do të jenë nga PSD dhe nga Mundësia.
Mediu: Projekti ka qenë ndryshe. Grupet parlamentare duke ruajtur balancat. Në atë 7 anëtarët e PD, pjesë e tyre do të ishin dhe dy nga aleatët.
Gjençaj: Duket se ka pasur dinamika ditët e fundit.
Ola Bruko: A e kanë përjashtuar PR-në nga e drejta e votës në Komisionin për Reformën zgjedhore?
Mediu: Mos më bëni që të deklarohem dhe të bëj një tërheqje publike! Koha ka provuar se qëndrimi im, për reformën zgjedhore, ka qenë qëndrim i drejtë. Ia kam thënë dhe zotit Berisha këtë gjë. I kam thënë se kjo reformë dëmton procesin, PD-në. E kemi hasur të dy.
and then