Armani, Hugo Boss, Calvin Klein dhe…/ Ishin të falsifikuara, bllokohen mallra “firmato” në Portin e Durrësit

Gjatë një kontrolli nga strukturat doganore në terminalin e kontejnerëve, u konstatuan veshje me marka të mbrojtura ndërkombëtare si Armani, Diesel, Boss, Calvin Klein etj., të dyshuara për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Mallrat e dyshuara janë bllokuar dhe vulosur zyrtarisht pas verifikimeve nga njësitë përkatëse të pronësisë intelektuale.

Mallrat ishin me origjinë nga Kina dhe janë ndaluar në Sektorin e Konteinerëve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×