Berat, 30 gra të prekura nga kanceri i gjirit gjatë këtij viti, mjekët: Grupmoshat më të prekura 45-55-vjeç

Nga janari deri në tetor të këtij viti në Berat janë regjistruar 30 raste të reja të grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit. Mjekja onkologe në Spitalin e Beratit, Erisela Tahiraj bën të ditur se përgjatë 2025-ës rastet janë shtuar krahasuar me vitin 2023 dhe 2024, ndërsa grupmoshat më të prekura janë 45-55 vjeç.

Mjekja onkologe thotë se ka një ulje të moshës së grave të prekura nga kanceri i gjirit, ndaj bën apel që të mos neglizhohen vetëkontrollet dhe vizitat mjekësore.

Berati sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik klasifikohet ndër qytetet me numrin më të lartë të personave të diagnostikuar me kancer gjiri.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×