
Kreu i PSD Tom Doshi ka reaguar pas akuzës së kreut të PD Sali Berisha se ishte arratisur nga drejtësia për t’i shpëtuar një urdhër-arresti nga Prokuroria e Posaçme.
Në një postim në rrjetet sociale, Doshi shpërndan një foto duke shkruar se: “Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash”.
Tom Doshi: O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!

vijon/…
and then