
Një kabinë ku ndodheshin matësat e energjisë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5- katësh në lagjen “ Liri Gero” në Fier.
Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë flakët janë neutralizuar duke mos lejuar përhapjen e tyre.
Ndërkohë dyshimet e para janë për shkak të mbingarkesës në rrjet , por hetimet për ngjarjen vijojnë.
and then