“Formula që mposht mbipushtetin e Ramës”/ Lapaj për mbështetjen ndaj Binajt: Jemi të ndërgjegjshëm, nuk mund të presim 20 vjet që të rritet partia

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adritatik Lapaj, tha se mbështeti Binajn me synim për të mposhtur mbipushtetin kryeministrti Edi Rama.

Lapaj tha se “Shqipëria Bëhet” nuk mund të presë vite derisa të rritet, por sipas tij, duhej një formulë për të rrëzuar qeverinë aktuale.

“Nuk vendosëm egon personale apo që partia të konsolidohet. Por thamë që me mbipushtetin e Edi Ramës, të përballemi me një formulë për një gjendje të veçantë për tu përballur me Edi Ramën. Ne jemi të ndërgjegjshëm, që nuk prodhojmë dot 160 000 vota që ta përballonim.

S’mund të presim 5 vjet apo 20 vjet të rritet partia. Në Cërrik garuam të vetëm sepse kandidati i pavarur doli më vonë.”, tha Lapaj.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×