I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të vazhdojë masën e sigurimit personal “arrest në burg” ndaj të pandehurit Juxhin Koka, i akuzuar për disa vepra të rënda penale që lidhen me kontrabandë, korrupsion aktiv dhe vjedhje, të kryera në bashkëpunim.

Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria e Posaçme (SPAK), më datë 23 tetor 2025, paraqiti në gjykatë kërkesën me objekt verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojës për vazhdimin e saj. Organi i akuzës kërkoi që ndaj të pandehurit Koka të vijojë të zbatohet masa e arrestit në burg, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, në bazë të neneve 112, 248, 228, 229 dhe 230 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin nr. 110, datë 24.10.2025, vendosi:

Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për të pandehurin Juxhin M. Koka, të akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-“Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”,

-“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe

-“Vjedhja”,

të gjitha të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 e 25, 244/2 e 25, dhe 134/3 e 25 të Kodit Penal.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×