
Kryetari i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, theksoi se forca politike që ai drejton nëse do të fokusohej për zgjedhjet e 11 majit vetëm në Tiranë dhe Vlorë, sipas tij do të kishte marrë tre mandate.
Sipas Lapaj, Nsima Shqipëria Bëhet kishte si synim të shtrihej në nivel kombëtar dhe jo një parti enklavë që merr pak mandate dhe lëviz në koalicione.
“Na trajtojnë si lebrozë, e keni parë. Se ne jemi forca anti-sistem. Ne jemi forca e tretë në vend nga numri i votave dhe na trajtojnë sikur nuk jemi për këta.
Sa i takon zgjedhjet, merrni dhe krahasoni raportin e 2021 dhe 2025 dhe është një kthim pas në mënyrë të frikshme. Raporti i ODIHR në 2025 është shumë herë më kritik se ai i 2021. Në 2021 raporti thotë se votimi në qendërat e votimit ishte korrekt. Në 2025 thotë se qendrat e votimit nuk kanë qenë qendra të fshehta, kjo tregon se kemi bërë hapa pas.
Një gjë ndodhi mjaft qartë u ekspozua sistemi në mënyrën e vetë më të shëmtuar. PS me 64 mijë vota në Vlorë prodhoi 9 mandate. 64 mijë vota të Shqipëria Bëhet prodhuan vetëm një mandat. Nëse e vini re unë po bëj fushatë ditë-ditë.
Po e bëj këtë sepse ne e besojmë që Shqipërisë nesër i duhet një forcë për të shtrirje kombëtare. Ne po rikujtojmë infrastrukturën e duhur politike duke e shtrirë në të gjithë territorin. Po e di unë po të ishim foksuar në Vlorë dhe Tiranë. I kishim prodhuar pa frikë tre mandate.
Por e bëmë në shtrirje kombëtare sepse nuk deshim të bëheshimmi një parti enklavë që merr tre mandate dhe është sa në një kualicion në një tjetër. Por ne duam të ndërtojmë një filizofi politike që bazohet tek parimet dhe shtyn proceset demokratizuese të vnedit. “, tha Lapaj.
and then