
Mjekja onkologe Anisa Çela në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” e pyetur nga moderatorja Nisida Tufa, u shpreh se incidenca e rasteve të reja me tumor të gjirit është në rritje dhe mes tyre ka edhe mosha të reja.
Mjekja tha se tumori i gjirit po prek dhe 20-vjeçare, raste shumë të rralla, çka tregon se kontrollet duhet të jenë më të shpeshta, sidomos tek gratë e vajzat që kanë një historik të tillë në familje.
“Gjenetika është një nga shkaqet kryesore, ndaj duhet të bëjnë kontrolle dhe ekzaminime të shpeshta, p.sh një grua që ka një nënë, një kushërirë patjetër duhet të kryejë ekzaminime qoftë një eko apo mamografi, pavarësisht se mund të jetë nën 40 vjeç.
Incidenca është më e rritur në këto raste. Kemi patur raste tumori tek 20-vjeçaret. Rasti që kam ndjekur ia ka dalë. Ka 2 fëmijë dhe gëzon shëndet të plotë. Fasha më e prekur është 50-60 vjeç”, tha mjekja Çela.
Anisa Çela: Vitet e fundit vihet re një rritje e rasteve të reja me kancer të gjirit, por kjo përkon dhe me rritjen e ndërgjegjësimit. Mamografia është ekzaminim specifik për ta evidentuar qartë.
Gjenetika është një nga shkaqet kryesore, ndaj duhet të bëjnë kontrolle dhe ekzaminime të shpeshta, psh një grua që ka një nënë, një kushërirë patjetër duhet të kryejë ekzaminime qoftë një eko apo mamografi, pavarësisht se mund të jetë nën 40 vjeç.
Incidenca është më e rritur në këto raste. Kemi patur raste tumori tek 20-vjeçaret. Rasti që kam ndjekur ia ka dalë. Ka 2 fëmijë dhe gëzon shëndet të plotë. Fasha më e prekur është 50-60 vjeç por ka dhe stade.
and then