Kishte fshehur emigrantin sudanez në rimorkio të kamionit, arrestohet 52-vjeçari në Kapshticë

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Kapshticë, pasi tentoi të ndihmonte një shtetas të huaj që ta kalonte ilegalisht kufirin.

Sipas burimeve, përgjatë kontrollit të kamionit policia gjeti shtetasin sudanez në rimorkio. Më tej shoferi me iniciale V.T banues në fshatin Mborje u arrestua me akuzën “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Autoritetet po zhvillojnë hetime deri në një vendim përfundimtar ndaj 52-vjeçarit, dhe shtetasit sudanez.

Njoftim i plotë i Policisë:

DVKM Korçë/PKK Kapshticë

Tentoi të ndihmonte një shtetas të huaj, që të kalonte ilegalisht kufirin, duke e fshehur në kamion, procedohet penalisht 52-vjeçari.

Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, kanë goditur një rast të dhënies ndihmës për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme.

Për këtë rast u procedua penalisht shtetasi V. T., 52 vjeç, banues në fshatin Mborje, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte shtetasi V. T., u gjet i fshehur nën rimorkio, 1 shtetas sudanez.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. Ç., 32 vjeç, banues në Peqin, dhe B. I., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×