Koçiu mbledh tryezë diskutimi në lidhje me monopatinat: Pezullim deri në krijimin e rregullave të reja për sigurinë rrugore

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mblodhi në një tryezë diskutimi, gjithë institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore.

Pas takimit, ministrja Koçiu shkruan në rrjete sociale:

“Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre.

Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë:

standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara,

si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit.

 

Qëllimi është normimi i lëvizjes së monopatinave elektrike në mënyrë të sigurt, të organizuar dhe në përputhje me jetën urbane moderne të qytetit”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×