
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu deklaroi në programin e drekës në News24, se ai ka luftuar me Lulzim Bashën që mos të digjeshin mandatet. Ai tha se reforma zgjedhore nuk duhet të bëhet me kulisat e PS-së.
“Kam qenë ndoshta ngatë vetmit, që kam luftuar me zotin Lulzim Basha për të mos djegur mandatin. Edhe për reformën zgjedhore e kam thënë, që nuk bëhet me kulisat e PS. E dimë shumë mirë se çfarë ndodh. Kjo ka rezultuar e vërtetë. Opozita ka nevojë për transparencë. Ne iu kemi vrarë shpresën disa njerëzve në PR apo te Partia Agrare. Jam kaq demokrat, sa e vlerësoj dhe zotin Berisha. Kam qenë në të njëjtën llogore me të.”, tha Mediu.
Mediu kujtoi dhe idenë e tij dhe të zotit Duka, për krijimin e një Konfederate me parti opozitare.
“Bashkë me zotin Duka ne hodhëm idenë e krijimit të Konfederatës. Ideja ishte që nëse do t’i biesh bashkë autoriteteve, e ke të vështirë. Ne atë kohë i bëmë thirrje zotit Basha dhe zotit Lapaj. I thash hajde krijojmë një konfederatë që mos të krijojmë se kush është lideri, por ideja.”, tha ai.
and then