
Vetëm dy ndeshje u zhvilluar në NBA këtë të premte. Skuadra kampione e Oklahoma City Thunder gjeti fitoren e dytë radhazi, teksa fitoi 141-135 ndaj Indiana, në një ndeshje spektakolare, në një “remake” pas finales së madhe të sezonin të shkuar. Ashtu si në ndeshjen e parë sezonale, suksesi i Thunder erdhi pas dy kohëve shtesë. Alexander Shai realizoi 55 pikë, mbështetur nga Mitchell me 26 pikë e Wiggins me 23 pikë. Mathurin e Siakam realizuan 68 pikë së bashku, por që s’mjaftuan për të fituar.
Fitoren e dytë sezonale korr edhe skuadra e Golden State. Ekipi i Warriors mundi 137-131 Denver, një përballje mes dy ekipesh pretendente. Edhe në këtë përballje u nevojit koha shtesë për të përcaktuar fituesin. Ishte i përhershmi Stephen Curry që realizoi 2 trepiksha në sekondat e fundit të kohës së rregullt, që e çuan ndeshjen në “Overtime”. Më pas në shtesë Golden State ishin më të saktë e konkret për të fituar ndeshjen e dytë sezonale dhe të parën në shtëpi. 7 lojtarë të Golden State realizuan mbi 10 pikë. Stephen Curry me 42 pikë ishte lider në parket për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 50 pikët e Aaron Gordon për miqtë.
and then