
Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 69”.
Kapet në Tiranë, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, një shtetas shqiptar, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike në Kosovë.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe partneritetit të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kapën në Tiranë, në kuadër të operacionit “Operacionalja 69”, shtetasin O. Sh., 49 vjeç, të lindur në Tepelenë.
Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.
and then